Territori i bashkisë Pukë vijon të jetë me prani të reshjeve intensive të Shiut, që gjatë natës u pasuan dhe nga reshje Akulli.
Akset rrugore nacionale që përshkojnë territorin e bashkisë Pukë, jane të gjitha të kalueshme.
Problem mbetet aksi nacional Kryqëzim Hadroj – Gjegjan – Mirditë, ku ka shembje të vazhdueshme gurësh dhe dherash. Rruga është në juridiksionin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili është njoftuar për gjendjen dhe rrezikshmërin që paraqet për udhetarët.
Si pasoje e shirave të vazhdueshem në fshatin Shkozë një banesë ka pësuar plasaritje si pasoje e rreshqitjes së tokës, ndërkoh që rreshqitje tokave ka dhe pranë tre banesave në fshatin Qelëz dhe një banese në fshatin Buzhalë.
Apelohen të gjithë banorët e Pukës të bëjnë kujdes pasi në disa zona vijon të ketë rreshqitje toke.
Si pasojë e rreshqitjeve akset rrugore rurale të pakalueshme janë:
Mardhnaq-Meqe
Buhot- Kabash
Gjegjan- Sherraj
Janë zhbllokuar nga rreshqitjet e masivëve rrugët
Qelëz- Mardhnaq
Qelëz – Katund
Rruget rurale të Gjegjanit
Rrugët rurale te Rrapes