Reshjet e shiut kanë vijuar gjatë gjithë natës në qarkun e Korçës, por me itensitet të dobët.
Ndërkohë era ka shkaktuar në disa zona ndërprerje të energjisë elektrike, si në fidrat nr 3 dhe 4 në qytetin e Ersekës, në fidrin e Cangonjit, si dhe në linjën e Vithkuqit, zona e Lekasit.
Nga OShEE, janë nxjerrë grupet e punës në terren për eleminimin e defekteve.
Në dalje të fshatit Moglicë në një pjesë të rrugës nacionale ka pasur rrëshqitje dherash e gurësh.
Në fshatin Qafzes ka rritje të nivelit të prurjeve të ujit në lumin Osum.
Në Bashkine Pustec, në disa pjesë të rrugëve, ka dalje të ujërave mbi rrugë dhe po punohet me një mjet për pastrimin e kanaleve anësore të rrugës.
Në fshatin Zdervaske, në oborret e tre banesave ka depërtuar uji. Bashkia Pogradec po merr masat për pastrimin e kanalit të ujërave të larta.