Në aksin Elbasan-Librazhd dhe Gramsh-Moglicë ka pasur rënie gurësh e inertesh për shkak të reshjeve të shumta.
Gjithashtu ka rënie aluvionesh në Cërrik-Gramsh dhe rënie dherash në Pishkash.
Në Njësinë Administrative Orenjë të Bashkisë Librazhd po punohet nga ana e OSHEE për riparimin e defekteve në furnizimin me energji elektrike.
Lumenjtë Shkumbin e Devoll kanë prurje por jo problematike. Edhe përroi Zaranikës në Elbasan ka pasur rritje të prurjeve por pa dhënë probleme.