Moti i keq/ Policia e Shtetit apel drejtuesve të mjeteve: Jemi në gatishmëri!

Shqipëria

Moti i keq/ Policia e Shtetit apel drejtuesve të mjeteve: Jemi në gatishmëri!

Më: 10 janar 2021 Në ora: 12:15
Foto Ilustrim

Policia e Shtetit njofton se ka marrë të gjitha masat pas rëndimit të situatës në akset rrugore në vend si pasojë e motit të keq.

Nëpërmjet një deklarate, thuhet se të gjitha shërbimet janë në gatishmëri dhe prezent në gjithë territorin.

Policia ka një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes maksimal dhe për çdo rast të paligjshmërisë të denoncojnë në 112.

Njoftimi

Në gatishmëri e prezent në të gjithë territorin.

Për shkak të situatës së krijuar si pasojë e motit të keq në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë vijojnë të jenë në gatishmëri.

Të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore, Patrullat e Përgjithshme, forcat “Shqiponja”, FNSH-ja dhe inspektorët e Policisë në zona ndodhen në gatishmëri dhe prezent në të gjithë territorin për të menazhuar dhe monitoruar lëvizjen e automjeteve në rrugët urbane e interurbane dhe akset kryesore rurale që lidhin qendrat administrative me qendrat e bashkive, si dhe për t’iu ardhur në  ndihmë përdoruesve të rrugës dhe qytetarëve në nevojë, duke koordinuar dhe bashkëpunuar me emergjencat civile, prefekturat, pushtetin vendor dhe kryepleqtë e fshatrave.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të treguar kujdes maksimal gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve dhe në rast nevoje apo për të denoncuar çdo rast të paligjshmërisë telefononi në numrin 112 ose dërgoni imazhe në Komisariatin Dixhital.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat