Pas Bashës, edhe Rama shkon në zonat e përmbytura në veri

Shqipëria

Pas Bashës, edhe Rama shkon në zonat e përmbytura në veri

Më: 10 janar 2021 Në ora: 12:36
Edi Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkoi mëngjesin e sotëm në zonën e Shkodrës për të parë nga afër situatën nga përmbytjet.

Më vonë, kryeministri Edi Rama shkoi në Lezhë për të njëjtat arsye.

“Në Lezhë – Aty ku sot bilanci disaditor i reshjeve është dy herë më i lartë se në janarin e lemerishëm të vitit 2010, kur kanalet e bllokuara gjithandej nga plehrat dhe menaxhimi kriminal i kaskadës së Drinit bënë hatanë e zezë!

Ndërsa sot, falë punës së madhe të bërë vit pas viti me zhbllokimin e sistemimin e kanaleve kulluese dhe me argjinaturat, dëmet janë dhjetëra e dhjetëra herë më të vogla”- shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat