Basha në Obot të Shkodrës: Shteti t’u vijë në ndihmë banorëve

Shqipëria

Basha në Obot të Shkodrës: Shteti t’u vijë në ndihmë banorëve

Më: 10 janar 2021 Në ora: 14:17
Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shkuar për të parë nga afër rrugën e përmbytur të Obotit në Shkodër që ka izoluar prej ditësh banorët e fshatit në fjalë.

Basha thotë se ky është treguesi më i qartë i mungesës së menaxhimit pasi shteti duhet t’i vinte në kohë në ndihmë qytetarëve të Obotit që mos izoloheshin.

Ai i kërkon shtetit të lërë gjithçka tjetër dhe të ndihmojë banorët e Obotit dhe të Shkodrës që po vuajnë nga përmbytjet.

“Nuk është situatë e mirë që ndodhemi shpesh këtu. Banorët në dëshpërim total. Ju përgëzoj që keni qenë përkrah banorëve. Do bëjmë ç’mundemi. Tani sapo mbërrita, pashë që po vinin 2 kamionë, nuk e di ndërruan turnin, apo vijnë për herë të parë. E rëndësishme ësthë të jenë këtu. Izolimi i Obotit është shenja e parë e përmbytjes. Nga ana tjetër është treguesi i një mungesë totale e menaxhimit. Duhet të ishin marrë masat që familjet të mos izoloheshin.

E lehtë për të qenë i hidhëruar me këtë, prandaj jemi afër jush sot. Ju goditeni të parët, përgjegjësinë e ka shteti për t’iu ardhur në ndihmë, por dhe ne do ju ndihmojmë me ç’kemi në dorë. Duhet të bëjmë gjithçka t’ju gjendemi pranë. Nga COVID-19 në përmbytje, mund të ishte menaxhuar më mirë. Tani që situata po precipiton duhen marrë të gjitha masat. Ju i keni në krahë njerëzit tanë. Me gjithçka kemi do jemi pranë jush. Duhet ta theksoj se detyra kryesore është.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat