Rruga e shembur në Borsh, PD: Pasojë e korrupsionit me oligarkët

Shqipëria

Rruga e shembur në Borsh, PD: Pasojë e korrupsionit me oligarkët

Më: 10 janar 2021 Në ora: 14:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Ish-deputetja e PD, Nada Meçorapaj, ishte sot në segmentin e rrugës në Borsh, i shembur pas reshjeve të para në zonë.

PD vuri në dukje shqetësimin e banorëve për mungesën e mirëmbajtjes së rrugës, ndërsa akuzoi se shembja e saj është pasojë e korrupsionit të qeverisë Rama.

Meçorapaj: Rruga e çarë në dysh nuk është  pasojë e ndonjë tërmeti, por e korrupsionit të kësaj qeverie. Janë rreth 14 milionë euro që Edi Rama i jep kompanisë Salillari për të mirëmbajtur aksin e Jugut, por në vendngjarje është vetëm 1 punëtor dhe asnjë përpjekje për rregullim.

Pak reshje shiu dhe vjedhja e qytetarëve del në sipërfaqe, duke nxjerrë gjendjen e rëndë të keqqeverisjes, abuzimit, vjedhjes, korrupsionit. Asgjë e mirë nuk mund të ndodhë me Edi Ramën në krye të qeverisë. Kemi edhe 105 ditë për të bërë ndryshimin!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat