Punimet për Ujësjellësin e ri të Delvinës, duhet të përfundonin me datën 28 tetor 2020.
Por, jo vetëm që nuk kanë përfunduar, por banorët kanë plot tre ditë pa ujë të pijshëm, pasi reshjet e shiut dëmtuan Ujësjellësin.
“Tre ditë pa ujë.”
“Nuk kemi ujë as të lahemi, në 2021 mos të kesh ujë.”
Të dielën, uji ka shkuar në rubinetat e shtëpive, por ai nuk mund të përdoret për shkak të ndotjes.
“Ishte me klor.”
“E hodha në gotë, akoma nuk është i pastër. I pijshëm nuk është fare se kemi 10 vjet që nuk pijmë nga ai ujë.”
“Si uji që del në lumë, gjynah, është turp nga Zoti!”
Punimet po kryhen në burimin e Vrizit ndërsa vlera e projektit që duhet të kishte përfunduar është me shume 1.85 milionë euro.