Rindërtimi në gjysmë, punimet për shtëpitë e reja në Ishëm pezull prej më shumë se 1 muaji

Shqipëria

Rindërtimi në gjysmë, punimet për shtëpitë e reja në Ishëm pezull prej më shumë se 1 muaji

Më: 10 janar 2021 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Edhe pse ka kaluar më shumë se 1 vit nga tërmeti i 26 nëntorit, punimet për rindërtimin e shtëpive janë me ritme të ulta. Sipas banorëve atje punimet janë pezulluar prej 1 muaj e gjysëm e  ende nuk dihet se kur do të përfundojnë shtëpitë.

Ndonëse shumë familje vijojnë të jenë ende në çadra procesi i rindërtimit vazhdon me ritme shumë të ulta. Një muaj e gjysmë më parë në lagjen “Gjuriçaj” të Ishmit u hodhën themelet e këtyre shtëpive.

Rindërtimi i shtëpive të tërmetit të 26 nëntorit ka 1 muaj e gjysmë që është pezulluar e kanë mbetur këtu.

Lavdrim Tema që prej 26 nëntorit jeton në një barake që e ka rindërtuar për të shmangur temperaturat e ftohta por sërish e pamundur.

 Shirat e rëmbyer që kanë rënë këto ditë ia kanë vështirësuar jetesën atij dhe familjarëve të tij.

“Kam një vit në barakë, katër veta. Nuk marr bonus qiraje, asnjë ndihmë nga shteti. Hyn shiu nga dera dhe del matanë. Shteti të na sjellë tullat të paktën, se lekë nuk na dha.”

Thotë se punimet kanë mbetur dhe ende nuk ka informacion kur do të përfundojë rindërtimi i shtëpisë.

“E kanë nisur gjasmë si punë, por prej një muaji asgjë.”

Ishmi i Durrësit ishte një nga fshatrat e prekur nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit ku ende prej më shumë se 1 viti shumë familje janë pa shtëpi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat