Autoritetet greke kanë arrestuar dy shqiptarë në zonën e kufirit të gjelbër, në Kakavijë.
Ata janë të moshës 32 vjeç dhe 24 vjeç, të cilët po transportonin drejt Greqisë një sasi prej 55 kilogramë marijuanë.
Për të çuar deri në fund planin e tyre shqiptarët kishin marrë edhe një furgon ku kishtin futur lëndën narkotike.
Policia greke tha se droga ishte e futur në 3 çanta me 30 pako.
Po ashtu janë sekuestruar edhe 5 celularë, 6 karta SIM dhe 1 mijë e 220 euro.