Rama-Basha ‘përplasen’ në Shkodër

Shqipëria

Rama-Basha ‘përplasen’ në Shkodër

Më: 10 janar 2021 Në ora: 16:22
Basha dhe Rama

Përmbytjet përplasën këtë të dielën në terren kryeministrin dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Pa çizme dhe pa kryebashkiaken e Shkodrës, kryeministri Edi Rama ka vizituar zonën Obotit, e cila rrezikon të dalë jashtë kontrollit për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Kreu i qeverisë ka evituar demokraten Voltana Ademi, e cila pak minuta më herët në të njëjtën zonë shoqëroi kryetarin e PD Lulzim Basha.

Basha: Jemi në një situatë që mund ta konsiderojmë në kontroll duke përjashtuar deri tani zonën e Obotit. Ajo që më shqetëson është që sipas parashikimeve sot dhe gjatë natës do të ketë reshje shumë intensive në këtë zonë

Edhe në një situatë kur vendi rrezikohet nga përmbytjet, kryeministri nuk arrin ta ndajë gatishmërinë për të përballuar gjendjen nga fushata elektorale në Lezhë. Por, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ndryshe nga Rama dha alarmin se situata në lagjen Varosh është kritike dhe mund të rrezikojë shembjen

Ndreu: Kemi  ndërhyrë dhe kemi evakuar 40 familje.

Rama:  40 është një numër shumë i vogël por në 2010 u mbushën konviktet, palestrat, shtëpitë me njerëz.

Pak minuta më herët në Obot ishin Basha e Voltana Ademi.

Situatën problematike shkaktuar nga përmbytjet e ditëve të fundit opozita ia faturon qeverisë. Ndaj për t`i dhënë zgjidhje gjendjes së krijuar Basha rekomandon marrjen e disa masave.

Basha: Shqipëria po vuan një situatë krizash siç është pandemia, siç është situata e përmbytjeve e cila po na kushton dëme të mëdha ekonomike dhe jetë njerëzish.

E teksa ka vijuar inspektimet në Vaun e Dejës kryeministri duket se nuk ka lënë pa ndjekur edhe atë çfarë ka bërë kundërshtari i tij, ndaj i ktheu një përgjigje

Rama: Nuk jemi për politikë, jemi për një hall që është i të gjithëve

Pranë banorëve të dëmtuar nga përmbytjet ishte dhe Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila gjatë një vizite në Laç e vendosi theksin te mungesa e menaxhimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat