Prej disa ditësh, reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë mbarë vendin duke shkaktuar probleme të shumta; bllokim të qarkullimit, përmbytje të akseve rrugore dhe shtëpive.
Në numrin e “Ti Raporton”, banorët e një lagjeje në Tiranë kërkojnë ndihmë.
“Përshëndetje! Jemi banorët e pallatit 405, pranë Farmacisë 10, Tiranë. Sot në mëngjes, prej shirave të shumtë, çatia e pallatit tonë u shemb. Ju lutem na ndihmoni!”