Basha: Shqiptarët pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike, ndërsa ministrat e Ramës shtrohen në restorante të shtrenjta

Shqipëria

Basha: Shqiptarët pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike, ndërsa ministrat e Ramës shtrohen në restorante të shtrenjta

Më: 10 janar 2021 Në ora: 17:14
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ky është dimri i dytë që shumë familje po jetojnë në çadër. Në një postim në Facebook, Basha thotë se shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore.

Teksa ka publikuar edhe një foto, Basha thotë se “ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai”.

Postimi i Lulzim Bashës

Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat