Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Sarandës, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima.
Një 17 vjeçar ka mbetur i plagosur teksa është qëlluar me thikë në krahë pas një konflikti banal me një tjetër person.
I cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë.
I plagosuri u dërgua menjëherë në spital, por sipas bluzave të bardha 17 vjecari është jashtë rrezikut për jetën.