​Rama: Vjosa dhe Semani nën kontroll

Shqipëria

​Rama: Vjosa dhe Semani nën kontroll

Më: 10 janar 2021 Në ora: 19:08
Ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se lumenjtë Vjosa dhe Semani janë nën kontroll, duke shkaktuar vetëm dëme minimale për shkak të motit të keq.

Sipas Ramës, po të mos ishte punuar intesivisht për sistemin e kullimit, ndërtimet e paneleve mbrojtëse apo argjinaturave të reja, dëmet do të ishin të mëdha.

“Vjosa dhe Semani krejtësisht nën kontroll, dëme krejt minimale, megjithë reshjet intensive e prurjet e larta, të cilat po të mos ishte punuar intensivisht për sistemin e kullimit, ndërtimin e paneleve mbrojtëse, argjinaturat e reja, do të ishin të mjaftueshme për t’i kthyer në pasqyra ujore si më parë të tëra fushat që këtu ju kap syri. Punë jo gjumë”, u shpreh kryeministri Rama duke përcjellë pamje të lumenjve që po hyjnë në shtrat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat