“Për faqe të zezë nuk ka vënë dorë kush. Nuk ka njeri që të përgjigjet për gjënë më të vogël, as për rrugën, as për spital, as për shkollë, as për farmaci. Jemi kontinent i pazbuluar”.
Fshati Adriatik në Mamurras në kohët e sotme ende duket si një zonë e internuar siç ishte edhe në komunizëm. Për të shkuar në fshatin Adriatik që ndodhet pranë bregdetit prej të cilit ka marrë dhe emrin duhet të udhëtosh në këtë rrugë të dëmtuar që është afro 8 km.
“Segmenti është 7-8 km. Gjendja e rrugës është shumë e prishur shumë e shkatërruar na prishen makinat me gropa, ka 5-6 vjet që ku u asfaltua ka qenë cilësia e dobët dhe nuk rezistuar fare” tha një banor. “Do ngre zërin se paguaj taksa”.
Kjo rrugë lidh banorët dhe me bregdetin por plazhi prej vitesh nuk shfrytëzohet më. “Kjo ka mbi 10 vit që është dëmtuar. Kjo rrugë lidh Mamurrasin me Adriatikun dhe bregdetin. Mamurrasi këtë bregdet ka. Këtu nuk bëhet plazh asnjë ditë se nuk ka rrugë dhe bregu i detit është shumë i ndotur. S’ka asnjë lloj prespektive” tha banori.
Një tjetër problem që shqetëson banorët është se mbeturinat pas pastrimit të kanalit kullues nuk hiqen. “Ndërmarrja e ujërave ka pastruar kanalet, por dheu i nxjerrë nga kanalet s’duhet të hidhet në rrugë” u ankua banori. “Kamioni ti mbledhë ti hedhë diku që s’prish punë jo këtu ku prish” tha ai.