Sot në vend do të rinisë mësimi për sistemin parauniversitar.
Pas pushimeve të zgjatura dimërore rreth 480 mijë nxënës do të rifillojnë shkollën, ku mësimi do të vijojë i alternuar, me prani fizike në shkollë dhe online.
Konkretisht, nga klasa e parë deri në të pestën, si dhe klasa e 12-ë do ta zhvillojnë mësimin fizikisht, ndërsa pjesa tjetër në mënyrë të alternuar.
Shkolla ishte parashikuar të riniste më 4 janar, por për shkak të situatës së pandemisë, pushimet dimërore u shtynë me një javë.
Më herët Komiteti Teknik është shprehur se nëse shkollat do të kthehen në vatra infeksioni, atëherë do të bëhet rivlerësim i situatës.