Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur që në orët e para të mëngjesit të së hënës (11 janar) shembjen e banesave në zonën e Astirit në Tiranë.
Raportohet se aktualisht do të prishen pesë banesa, për t’i hapur kështu rrugë ndërtimit të Unazës së Re.
Të pranishëm në zonë janë forca të Policisë Bashkiake, ndërkohë që nuk ka pasur përplasje mes banorëve dhe efektivëve.
Sakaq ky aksion do të vijojë edhe në ditët në vijim.