Meta në Golem: Bashkëjetesa fetare shembull për politikën

Shqipëria

Meta në Golem: Bashkëjetesa fetare shembull për politikën

Më: 11 janar 2021 Në ora: 11:21
Ilir Meta

Shembulli i bashkëjetesës fetare të ndiqet edhe nga drejtuesit e politikës në Shqipëri”– ishte ky mesazhi që përcolli Presidenti Ilir Meta, gjatë përurimit të librit “Atdheu në zemrën e klerikëve Mysliman” me autor imamin Gëzim Abdishahi.

Kreu i Shtetit tha se bashkëpunimi në politikë do t`i shërbente interesave të vendit dhe qytetarëve.

“Dhe udhëheqësit e politikës të kenë këtë bashkëpunim për interesat e mëdhaja të vendit të atdheut dhe të gjithë qytetarëve sepse kjo do ta forcojë më shumë paqen por dhe do të shtojë më shumë begatinë për të gjithë sidomos për ata që vuajnë më shumë dhe që kanë më shumë vështirësi”

Atdheu mbi të gjitha është lajm motivi i librit të imam Abdishahit.

“Duke dasht atdheun të qëndrojmë në vendin tonë, vendi ynë është vendi i begatë vendi ynë është vendi më i mirë. Thuhet nga njëherë se është vendi i mallkuar jo nuk është e vërtetë. Vendi ynë është vend i bekuar”

Haxhi Baba Edmond Brahimaj tha se dashuria për atdheun, madje edhe mbi perëndinë është një ndër mësimet e fesë.

“Atdheu siç thotë edhe profeti Muhamed, pa atdhe ska fe duaje atdheun më shumë se perëndinë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat