Lëvizja Socialiste për Integrim ka kallëzuar pranë Prokurorisë se Posaçme zyrtarë të Partisë Socialiste.
Kallëzimi është depozituar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari.
Zyrtarët e PS akuzohen për shpërdorim të detyrës në funksion të fushatës elektorale.
Sipas LSI, zytarë të lartë të PS janë angazhuar në aktivitete elektorale edhe pse KQZ parashikon se diçka e tillë është e ndaluar.