Një person është mbytur pak minuta më parë në Lumin Kir, në zonën e Postribës.
Personi në fjalë është larguar prej mbrëmjes së djeshme nga shtëpia, teksa mësohet se është i moshës 47 vjeçare.
Viktima mendohet se ka qenë një person me probleme mendore.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit të Shkodrës.