Mjete si ky zetor janë të vetmit që mund të depërtojnë në zonën e ish-kampit në Torovicë të Lezhës.
Aty rreth 50 familje janë të izoluara prej 5 ditësh, pasi niveli i ujit në rrugë ka arritur deri ne 50 cm, dhe lëvizja është pamundur.
Banoret thonë se situata është mjaft e vështire dhe askush nuk është interesuar për ta
“Asnjë njeri tash 5 ditë e mbrapa nuk na ka ra”
” Tan grunë e mbyt aslla e mbyt a toka në katër anët “ shprehen disa prej banorëve
Probleme ka dhe në zonën e Gjadrit dhe Zadrimës .
Pavarësisht se ka një rënie te nivelit të ujit rreth 4500 hektarë, tokë janë ende nën ujë e vështirë mbetet situata edhe në Mirditë.
Pamje nga zona e Mashterkorit, tregojnë se rrjedha e lumit Fan, ka shembur rrugën që lidh fshatrat me autostradën Rrëshen- Kalimash.
Rrjeti elektrik po ashtu u dëmtua.
Banorët janë të izoluar, zgjidhja emergjente sipas banorëve është hapja e një hyrje dalje në rrugën e kombit cila ka funksionuar më parë por u mbyll nga koncensionari pa riparuar më parë rrugët dytësore.
“Të hapet sikur edhe provizorisht pastaj të manovrojnë me rrugën dytësore” shprehet një prej banorëve.
Rreth 40 familje janë evakuuar pasi ishin të rrezikuar nga rrëshqitjet e dherave ose vërshimi i ujit në banesa.