Ish-kryeministri Berisha në një status në profilin e tij facebook shkruan se Rama me daljen publike sot tregoi se shqiptarët nuk kanë pse ta dinë origjinën e vaksinës.
Ai shkruan më tej se menjëherë pas Ramës, ata që do ta bëjnë vaksinë do jenë lëpirësit e tij mediatikë.
Postimi i plotë
Surrel Neës-Haberet e Surrelit!
Breaking!
Lajmi i parë: Dje mbasdite mbërritën në Shqipëri ose nga ajri ose nga deti ose nga toka 500000 vaksinat anticovid.
Lajmi i dytë: Hej milet! Nuk duhet të dini asgjë nga, si dhe tek erdhën. Mos pandehni se ato janë Biontech-Pfizer, Astra-Zeneca apo Moderna, ruse apo kineze dhe ju nuk ka çfarë ju duhet fare origjina e tyre, ajo është top sekret apo Surrel Vaksinë.
Transparenca për ju është po aq e dëmshme sa dhe vet covid19!
Lajmi i tretë: Për shkak të moshës, mplakjes së parakohshme duke punuar ditë e natë për ju por edhe për shkak të atij qoft largut, krejt me të paren do ta bëjë vet! E meritoj! Surrel Vaksine!
Lajmi i fundit: Kaq dhe e keni tepër, për gjithçka më shumë, ndiqni mediat e lepiresve të Sulltan Surrelit, të Arben dhe Karlo Malavitës, Ymer Çorapes dhe tualetin e Kol Ballës. Ato ju thonë ju ato që unë nuk mund ti them! Ndaj dhe fille direkt mbas meje ata do vaksinohen të parët!sb