U përplas për vdekje në Portin e Durrësit / Babai i 25-vjeçares: Vajza ankohej se shoferët e ngacmonin

Shqipëria

U përplas për vdekje në Portin e Durrësit / Babai i 25-vjeçares: Vajza ankohej se shoferët e ngacmonin

Më: 11 janar 2021 Në ora: 21:03
Artenida Haskasa

Petrit Haskasa kërkon që ngjarja të zbardhet plotësisht dhe të dënohet fajtorët që shkaktuan vdekjen e vajzës së tij.

Artenida Haskasa punonte në pozicionin e oficeres së sigurisë në portin e Durrësit.

I pyetur në “Shqipëria live”, nëse vajza kishte folur për probleme në punë, Përparimi përgjigjet: “Punonte në port prej rreth 10 muajsh. Kishte ankesa për shoferët e kamionave që lëvizin me shpejtësi, lëviznin në mënyrë të pakonhtrolluar . Kishte probleme me ngacmimet nga shoferët, kur i kërkonte dokumentat”.

“Është një ngjarje tragjike që do të na ndjekë gjithë jetën. Unë dua drejtësi, jam shpresplotë se autoritetet përkatëse do të bëjnë hetimin e plotë të ngjarjes”, thotë babai i 25-vjeçares.

39-vjeçari nga Malisheva e Kosovës përplasi punonjësen e forcave të sigurisë portuale, pasi ajo hapi traun që trajleri që 39 vjeçari drejtonte të hynte në port.

Moti i keq duket se ka ndikuar në këtë lëvizje të shpejtë që ka qenë fatale për punonjësen.

Shoferi nga Malisheva ndodhet nën arrest dhe pritet të kryhet hetimi i plotë nga policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat