Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë i pranishëm në ‘Air Albania’ ku ka nisur vaksinimi anticovid për të dytën ditë radhazi,
Së bashku më Ramën ka qenë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shefja e sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino dhe Epidemiologia Erida Nelaj.
Kryeministri Rama është njohur nga mjekët edhe me frigoriferin ekstra që ruan në kushtet e nevojshme vaksinën e Pfizer, e cila del nga frigoriferi kryesor në ISHP me -80 gradë.
Nelaj: Vaksina ruhet në frigoriferin -80 gradë dhe sillen këtu ditën që do të kryhet vaksina. Po dhe këtu kemi një frigorifer +2 +8, që mund të qëndrojë deri në 5 ditë po të jetë e nevojshme. Është i monitoruruar, janë dhe 2 flakonë
Rama: Ky është frigoriferi ekstra
Rama: Ky është frigoriferi ekstra për këtu në stadium.
Bino: Kur të vaksinojmë në terren kemi kutitë të posaçme


