Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia ka folur për nisjen e procesit të vaksinimit anti-Covid në Shqipëri dhe me mungesën e informacionit për këtë çështje kaq sensitive.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Spahia e ka quajtur nisjen e procesit të vaksinimit si një shfaqe shëmtuar propagande të kryeministrit Rama.
Spahia ka ngritur dyshime per menyren si ka ardhur vaksina ne vendin tone, nderkohe qe shton se ku proces duhet te jete transparet per qytetaret.
“Në kushte normale, fillimi i vaksinimit duhet të ishte lajm i mirë për çdo qytetar. Në kushte normale të funksionimit të një shteti, pasi ajo që pamë dje ishte shfaqje e shëmtuar propagande e kryeministrit dhe grupit të tij.
Në fakt, dje si asnjëherë tjetër doli një vello misteri që mbulon gjithë procesin e ardhjes së vaksinave. Ka mungesë totale transparence, shifrave konkrete të vaksinave në Shqipëri, mënyrës si u soll, mënyrës së ruajtjes në kushte optimale.
Nuk ka transparencë mbi pasjen ose jo të një kontratë të mirëfillte me një kompani për numër të caktuar vaksinash, nëpërmjet një plani strategjik për vaksinim. Numri i të cilëve jemi në gjendje të vaksinojmë, në ditë apo javë.
Ka mungesë totale transparence. Sjelljes në kushtet optimale, dyshoj mbi mënyrën që ka ardhur vaksina dhe llojin e vaksinës. Dakord, por zyrtarisht flasin letrat, nuk mjafton deklarata e Ramës.
Ishte një dokument nga gazetarët, mungon transparenca. S’ka asnjë justifikim, është detyrim ligjor informimi mbi çdo detaj të sjelljes së vaksinës. Kemi folur për domosdoshmërinë e transportit, kushteve që vjen, ruajtës optimale. Kemi kërkuar një plan të mirëfilltë masash.’’- tha Spahia.