Pas Tiranës, Vlora është qyteti i dytë që pritet të nisë fushatën e vaksinimit kundër Covid 19. Bëhet me dije se fushata e vaksinimit në qytetin bregdetar pritet që të nisë të shtunën.
Mësohet se vaksinimi do të bëhet në ambientin e stadiumit të Flamurtarit.
Ndërkohë kujtojmë se fushata e vaksinimit në vendin tonë ka nisur një ditë më parë dhe të parët që morën dozën ka qenë doktoreshë Najada Çomo dhe kryeministri i vendit Edi Rama.
Fushata e vaksinimit ka nisur me 975 dozat e para të siguruara nga një vend i BE-së, ndërsa pritet që javën e ardhshme të vijnë dhe dozat e tjera nga marrëveshja e nënshkruar me Pfizer.