Tabaku nga Zall-Bastari: Banorët nuk dalin dot nga shtëpia, s’kanë rrugë

Shqipëria

Tabaku nga Zall-Bastari: Banorët nuk dalin dot nga shtëpia, s’kanë rrugë

Më: 12 janar 2021 Në ora: 16:21
Jorida Tabaku

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka qenë sot në Zall-Bastar ku ka parë nga afër situatën e rrugëve dhe problemet që hasin banorët e zonës.

Sipas Tabakut, fshatrat e zonës përrreth që janë reth 15 km nga Tirana, nuk dalin dot nga shtëpia sepse ende nuk kanë një rrugë.

Ish deputetja thekson se qeveria i përdor si kavje qytetarët pa iu dhënë asgjë përpos propagandës.

Në Zall-Bastar siç pamjet flasin vetë, dallohet lehtësisht se si është situata me rrugët dhe xhepin e banorëve të zonës. Fshatrat e zonaës përrreth që janë rreth 15 km nga Tirana, nuk dalin dot nga shtëpia sepse në shekullin e 21 ende nuk kanë një rrugë. Investime pre-historike të një qeverie që i përdor si kavje qytetarët pa iu dhënë asgjë përpos propagandës. Qeveria është e angazhuar të shpenzojë mijëra euro në darka luksoze në Dubai, të japë me PPP në ato darka pasuritë kombëtare dhe private ndërsa banorët e kryeqytetit lihen pa rrugë. Nuk ka më kuptim që banorët e kësaj zone të presin 8 vjet për një urë që nuk po ndërtohet ndërsa ato gdhihen çdo mëngjes duke vrarë mendjen si do dalin deri në qendër të Zall-Bastarit. Në 25 prill do të kthejmë faqen një herë e përgjithmonë nga ajo çfarë shohim sot. Do t’i japim fund propagandës gënjeshtare! Edi Rama dhe manipulatori Veliaj do të marrin ndëshkimin e duhur për sjelljet e tyre!”, thotë Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat