Për situatën e krijuar në vend nga moti ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi thotë se ka nisur puna që për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth në Shkodër nga efektivët e Komandës Mbështetëse në bashkëpunim me ARRSH.
Ndërsa trupat e batalionit të Vaut të Dejës janë në terren dhe po ndihmojnë banorët e Obotit, ndërsa në Shkodër ka qetësim të situatës.
“Në Shkodër kemi qetësim të situatës dhe rënie të nivelit të ujit, megjithatë trupat e batalionit të Vaut të Dejës janë në terren dhe po ndihmojnë banorët e Obotit.
Vjosa gjithashtu po normalizohet pasi kemi rënie të ndjeshme në Përmet dhe Memaliaj.
Si rrallëherë ka nisur puna që në janar për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth në Shkodër. Po e hapin efektivët e Komandës Mbështetëse në bashkëpunim me ARRSH, të cilët janë maksimalisht të përkushtuar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve”– shkruan Peleshi teksa thekson gatishmërinë e forcave të Armatosura.