Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se për shkak të një avarie në linjën 220kV Elbasan – Fier, disa zona të vendit kanë mbetur pa energji elektrike.
Ndërpreje energjia ka në nënstacionet Golem, Kavaje, Plasmas, Rrogozhine, Divjake, Ballaj, Mertish, Karavasta, Lushnje, Hysgjokaj, Pojan, Hoxhare, Povelce, Kafaraj, Fieri 1, Fieri 2, Patos dhe Matkë.
Sipas OST-se po bëhet rikthimi gradual i furnizimit, ndërsa fillimisht po furnizohen objektet e rëndesisë së veçantë, si spitale, ujësjellësa, institucione.
Njoftimi i plotë:
Defekt në linjen 220kV Elbasan – Fier të OST, disa n/stacione jashtë pune
Ju bejme me dije se si rezultat i stakimit ne avari, te Linjes 220kV Elbasan – Fier te OST-se, sot ne daten 12/01/2021 ne oren 17:37, u nderpre energjia në N/stacionet Golem, Kavaje,
Plasmas, Rrogozhine, Divjake, Ballaj, Mertish, Karavasta, Lushnje, Hysgjokaj, Pojan, Hoxhare, Povelce, Kafaraj, Fieri 1, Fieri 2, Patos dhe Matkë.
Nga ana e OST-se po behet rikthimi gradual i furnizimit, te N/stacioneve te OSSH-se, duke zbatuar planin e rivendosjes, duke furnizuar fillimisht objektet e rendesise se vecante, si Spitale, Ujesjellesa, Institucione etj.