Shipoli flet për vizitën e Ramës dhe tensionet Turqi-Greqi: Takimi po ndodh vetëm që Ankaraja të mund të blejë pak “kohë”

Shqipëria

Shipoli flet për vizitën e Ramës dhe tensionet Turqi-Greqi: Takimi po ndodh vetëm që Ankaraja të mund të blejë pak “kohë”

Më: 12 janar 2021 Në ora: 22:44
Erdoan Shipoli

Erdoan Shipoli, analist i çështjeve të Ballkanit në Uashington tregoi se askujt në rajon nuk do i leverdiste një përballje e mundshme mes Turqisë dhe Greqisë.

“Ideja që Shqipëria të luajë një rol konstruktiv në arenën ndërkombëtare është shumë e mirë por realiteti nuk është ashtu. Ne nuk dimë asgjë në lidhje me këto bisedime,” – tha Shipoli.

Sipas analistit, kjo ide e ndërmjetësimit erdhi pas vizitës së Ramës në Turqi dhe theksoi se asgjë nuk është transparente nga ana e Shqipërisë.

“Sipas meje ky takim është një show takim,” – u shpreh ai teksa solli në vëmendje se Turqia është në dëshpërim për të shmangur sanksionet nga Bashkimi Europian dhe kjo është një marrëveshje mes Ramës dhe Erdoganit në mënyrë që ky i fundit të mund të blejë kohë.

Në këndvështrimin e analistit Shipoli këto bisedime nuk do të jenë zgjidhje e konfliktit mës Trqisë dhe Greqisë.

Ai tregoi se qeveria shqiptare po përpiqet të bëjë një figurë të mirë në sy të ndërkombëtarëve, gjë që nuk dihet sa do të arrihet, duke marrë parasysh që si politika e brendshme dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët nuk janë në favor të Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat