Një defekt në linjën e tensionit të lartë 220 KV të OST-së, ka lënë në errësirë të plotë pothuasje 70% të qarkut të Beratit.
Aktualisht furnizohen me energji elektrike vetëm qendrat e 5 qyteteve:
Berat, Kuçovë, Skrapar, Poliçan dhe Urë-Vajgurore, ndërkohë që pjesa tjetër e qarkut vijon të jetë pa energji që prej orës 18:00 të mbrëmjes së sotme.
Ende nuk bëhet e ditur nga ana e specialistëve të OSHEE-së se kur do të riparohet avaria në linjën e tensionit të lartë dhe kur do të rikthehet energjia elektrike.