Në një intervistë për Tempora , ish-deputeti i PD-së Aldo Bumçi u shpreh se qeveria e shkuar nuk ka dhënë koncesion ku paratë dalin nga buxheti i shteti te privati.
Bumçi: Kur ne ishim në opozitë nuk ka asnjë koncesion të vetëm që dalin lekë nga buxheti dhe u jepen privatëve.
Ne kemi dhënë koncesione klasike dhe kanë ardhur 2 miliardë euro investime në HEC-e.
Nuk mundet që me këtë keqqeverisje dhe këto të dhëna, ku shqiptarët po shprehen pakënaqësi. Këtë e tregojnë edhe sondazhet brenda PS-së, prandaj ai ndaloi edhe koalicionet se është humbës e nuk e shpëton gjë. Ne do të kthejmë pas lekët që janë dhënë te koncesionet.