Dita e mërkurë pritet të ketë mot me vranësira mesatare deri të dendura ku nuk do të mungojnë intervalet e kthjellimeve të cilat do të jenë kryesisht në pjesën perëndimore të vendit dhe përgjatë orëve të mesditës.
Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije se vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht dhe në kohë afatshkurtër deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Duke nisur nga orët e pasdites, në relievet malore në lindje të territorit do të ketë reshje të dendura dëbore.
Gjatë orëve të mbrëmjes, reshjet e dëborës prekin edhe lartësitë kodrinore të vendit deri në lartësitë 500-600 metër.
Mjegull e dendur gati gjatë gjithë ditës në lugina. Ngrica në pjesën veriore dhe verilinore të vendit, që prej orëve të mëngjesit e gradualisht ngricat deri në mbrëmje do të përfshijnë të gjithë zonat malore.
Era me drejtim veriperëndim – verilindje mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar më valëzim të forcës 2 dhe 4.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -2°C deri në 7°C
zonat e ulëta 4°C deri në 13°C
zonat bregdetare 5°C deri në 13°C