Të gjithë qytetarët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Serbisë nga nesër nuk do të jenë të detyruar që të paraqesin një test negativ PCR për COVIDIN. Lajmin ia ka dhënë sot kryeministrja serbe Ana Brnabiç, kreut të Qeverisë shqiptare Edi Rama, nëpërmjet një telefonate.
Siç shkruajnë mediat serbe këtë mëngjes Bërnabiqi e informoi kryeministrin Edi Rama se Serbia do të shfuqizonte testin e detyrueshëm negativ të PCR për shtetasit shqiptarë që hyjnë në Serbi dhe se vendimi do të merret nesër, më 14 janar.
Bnabiçi dhe Rama diskutuan gjithashtu mbi temat aktuale dhe bashkëpunimin e përbashkët.
Të dy kryeministrat diskutuan luftën kundër COVIDIT-19, por edhe hapat e ardhshëm në bashkëpunim brenda iniciativës “mini Shengen”.