Gjykata e Tiranës ka dënuar me 12 vite burgim, Abaz Dogan, 65-vjeçarin e akuzuar për përdhunimin e një vajze të mitur në Babrru.
Në vendimin e Gjykatës thuhet se i pandehuri Abaz Doga është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë të moshës 14-18”.
Sakaq është urdhëruar se vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Abaz Doga në një burg të sigurisë së zakonshme.
Ndërkohë gjykata ka dënuar dhe për personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.
Klajdi Poçi është dënuar me 7 vite dhe 4 muaj burg, 3 vite dhe 8 muaj burg gjykata dha për 16-vjeçarin me iniciale R.O, si dhe për 15-vjeçarin me iniciale F.B, 3 vite e 4 muaj burg.