Pas reshjeve të dendura të shiut prej 4 ditësh në Bulqizë ku dhe pati edhe përmbytje në rrugë,kanë nisur reshjet e dëborës.
Policia lokale e Bulqizës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes pasi reshjet e dëborës po vijojnë me intensitet të lartë.
Top Channel ka siguruar pamje nga dëbora në Bulqizë në këtë mes janari të 2021-shit.