Kreu i partisë Demokristiane, Nard Ndoka është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Arena” ku u shpreh se partia e tij është kundër “fenomenit” LGBT.
Ndoka u zotua gjithashtu se sa kohë të jetë ai në parlament nuk do votoj në favor të tyre.
Programi jonë përputhet me atë të Partisë Demokratike. Programi fillon nga sistemi juridik, mënyra e qeverisjes, arsimi. Partia Demokristiane fokusohet te problemet e familjes.
Ne jemi kundër “fenomenit” LGBT. Sa të jem unë në parlament nuk votoj në favor të tyre. Jam kundër martesave brenda së njëjtës gjini. Kjo është e papajtueshme për partinë politike që unë përfaqësoj.”