Duka në zgjedhje në një listë me Bashën/ Do më pëlqente të kandidoja me siglën e PAA, por..

Shqipëria

Duka në zgjedhje në një listë me Bashën/ Do më pëlqente të kandidoja me siglën e PAA, por..

Më: 13 janar 2021 Në ora: 22:40
Agron Duka

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka vendosur që në zgjedhjet e 25 prillit të jetë në një listë me Partinë Demokratike.

Duka tha se ky vendim për të nuk ka qenë i lehtë, ndërsa theksoi se për këtë ka diskutur edhe me anëtarët e PAA-së.

“Nuk është se e kam pasur të lehtë, ka qenë vendim shumë i vështirë. Ndoshta unë e shoh me subjektivizëm, apo anëtarët e PPA-së, kemi diskutuar nëse duhet ta pranojmë apo jo. Që të kemi vetëm një vend të sigurt në lista, sepse këto lista janë të mbyllura faktikisht”, u shpreh ai në emisionin “Real Story”.

Ai tregoi se për të do të ishte më mirë që të kandidonte me siglën e PAA, por pretendon se pa komisionerë, pa numërues, me një numër kaq të madh votash, është e pothuajse e pamundur për të nxjerrë një deputet.

“Nëse unë dal vetë me stemën e PPA ndoshta mund të mbledh 10 mijë vota, sepse mënyrën për t’i vjel këto vota e kam më të thjeshtë, se sa duke qenë veç një emër në listën e përbashkët, që është listë koalicioni. Por në një farë mënyrë fshihet sigla e partisë. Nuk e dimë akoma se s’i do dalë, me emra apo sigël partie, apo me numër. Të gjitha këto na fusin në një qorrsokak. Dhe me një vendim shumë të vështirë për të marrë për partitë e vogla. Ju e dini që ky kod u bë pikërisht kundër këtyre partive të vogla.

Të më pyesësh mua absolutisht që do të kishim dëshirë që të kandidonim me siglën e PAA, por në këtë mënyrë pa komisionerë, pa numërues, me një numër kaq të madh votash për të nxjerrë një deputet është pothuajse e pamundur, ose shumë-shumë e vështirë. Prandaj ne morëm këtë vendim. Por edhe për faktin tjetër që ajo që duhet të na shqetësojë më shumë mendoj unë, pastaj për të krahasuar partitë, partitë tona nuk krahasohen dot se Fatmiri ka një të kaluar, ka një background, ka ca shifra ndërkohë që PAA ka marrë në 2016 dhe që nga ai moment s’kemi pasur zgjedhje. Ne vetëm mund të shkojmë me hamëndje se ku mund të jemi. Ajo që na intereson është të kalojmë këtë ngërç politik”, nënvizoi Duka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat