I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kreu i partisë Demokristiane, Nard Ndoka u shpreh se kryeministëri e shikon veten si humbës i madh dhe se LSI do dalë më vete.
Ndoka: Kodi Zgjedhor është votuar në mënyrë të njëanshme. Kemi një kryeministër që e shikon veten si humbës i madh.
Jemi te detyruar që të dalim me një ose dy lista.
Çdo parti do të ketë kontributin e vetë. LSI do dalë më vete, mund të ketë parti të tjera politike pasi është një grupim që anon nga e majta.