Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme me sulme të drejtpërdrejta ndaj qeverisë Rama.
Basha shkruan në Facebook, se teksa kryeministri Edi Rama dhe ministrat shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet.
Basha shton se në vendin tonë papunësia është rritur, ndërsa kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.
Në përfundim të reagimit të tij, lideri i opozitës thekson se tashmë ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për shqiptarët dhe jo një qeveri që mendon për përfitime nga xhepat e qytetarëve.
“Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij.”-shkruan Basha.