Prej disa kohësh, bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është mjaft aktive në rrjetet sociale.
Aurela Basha poston në profilin e saj në “Instagram” foto të ndryshme, duke nisur nga ato familjare, me bashkëshortin apo edhe të gatimeve.
Por ditën e sotme, gruaja e Bashës ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e saj një imazh mjaft të veçantë. Përmes një fotografie të vjetër, ajo ka uruar publikisht me rastin e ditëlindjes, babain e saj.
Dnë foton në fjalë, ata shfaqen së bashku nga fëmijëria dhe e ka shoqëruar me këngën labe “Balluket e ballit moj”. Në këtë mënyrë me plot humor, ajo ka nxjerrë në pah edhe “look-un” e saj të lezëtshëm gjatë fëmijërisë.
“Edhe 100 tata??#ditelindjaebabit #happybirthday”, shkruan Aurela Basha bashkëngjitur fotos ku shfaqet me bishtaleca e fjongo.