Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytet, pak çaste më parë.
Aksidenti ka ndodhur përballë ambasadës italiane, ku dy makina, njëra tip “Skoda” dhe tjetra tip “BMW” janë janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes (siç shihet edhe nga vendi i ngjarjes) janë dëmtuar rëndë të dy automjetet e përfshira në aksident.
Dyshohet se ka mbetur i plagosur edhe njëri nga drejtuesit e automjeteve.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.
Paraprakisht mësohet se nuk bëhet fjalë për të lënduar.