Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Siç bën me dije policia, rreth orës 18:20, në Doganën e Vorës, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 45-vjeç, brenda mjetit tip kamion që drejtohej prej tij.
Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.