Pas gati tre javë mungesë, rikthehet energjia elektrike në Valbonën turistike.
Thyerja dhe dalja jashtë përdorimit e 20 shtyllave elektrike dhe dëmtimi i mbi 30 traversave, sipas OSHEE ishte shkaku i mungesës së gjatë të energjisë në zonën e Valbonës.
Prej datës 30 dhjetor banorët ishin pa drita e për rrjedhojë kjo u reflektua edhe në mungesën e turizmit në këtë zonë të preferuar, sidomos gjatë dimrit.
Euronews Albania e ngriti këtë shqetësim përmes banorëve të zonës dhe ekspertëve të turizmit ndërsa OSHEE, ndihmuar edhe nga forcat e ushtrisë për shkak të terrenit të vështirë e motit të keq, bëri të mundur rikthimin e energjisë elektrike.
Tashmë Valbona ndriçon dhe është gati të presë turistët këtë fundjavë të mbuluar me borë.