I ftuar në PolitikOn Julian Zyla, opinionist video e Ramës duke pirë verë me Kokën nuk është një gjë e keqe.
Julian Zyla: Kjo video e Ramës duke pirë verë me Kokën, nuk besoj se është nxjerrë vetë nga ata, por nga persona të tjerë.
Kjo nuk ka asnjë gjë të keqe, asgjë jo etike. Ata janë disa persona prej mishi dhe gjaku dhe mendoj se kjo video është shumë e mirë për të rrëzuar disa mite.
Edhe nëse vjen 99% e LSI-në në PS, nuk vjen LSI, sepse i bashkohet një skuadre që nuk e ndryshon dot gjithë LSI-ja apo 99% e Shqipërisë, pasi është një skuadër e konsoliduar.