I ftuar në PolitikOn, Bledian Koka, gazetar u shpreh se partia që ka në krye të Kuvendit Gramuz Ruçin, ish-ministrin e brendshëm të PPSH-së, kjo parti thotë që do t’i bëjë vend të rinjve.
Koka: Partia që ka në krye të Kuvendit Gramoz Ruçin, ish-ministrin e brendshëm të PPSH-së, kjo parti na thotë që do t’i bëjë vend të rinjve, kuptohet që është një lëvizje PR. Këta kanë vënë kryetar të Akademisë së Shkencave, ish-ministrin e fundit të monizmit, Skënder Gjinushi, do t;u japë mundësi të rinjve për deputet.
Kjo është një parti që ka 8 vite që nuk bën zgjedhje, duke u cilësuar si i pakundërshtueshëm. Të mos hutohemi nga PR-i i Rilindjes. Mjafton që të shikoj që Gramozi është kreu i Kuvendit pas 30 vitesh ta kuptoj këtë parti.