Një nga temat që ka hapur më shumë debate është kandidimi i opozitës në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo temë ka shkaktuar debate mes aleatëve dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha.
Për këtë ka folur mbrëmjen e sotme vetë Basha, i cili deklaroi se ende nuk është marrë një vendim për mënyrën e kandidimit në zgjedhje, ndonëse LSI ka thënë se do shkojnë me dy lista.
Ai theksoi në emisionin “Opinion” se do të bëhet e pamundura që opozita të mos humbasë asnjë votë.
“Një gjë të jetë e sigurt, kemi qenë të bashkuar që në fillim të kësaj beteje. Opozita ka hedhur të gjithë hapat, ka qenë e bashkuar edhe përballë sfidave të mëdha, si djegia e mandateve apo mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale. Vendimi strategjik është një koalicion, që të marë të gjithë mbështetjen e faktorëve të ndryshëm.
Ne kemi një preferencë të vetme të gjithë, jemi në fund të rakordimeve tona politike. Të bëjmë të mundur që asnjë votë të mos shkojë kot. Ne kemi më shumë se 3 vite në terren. Të gjitha partitë e koalicionit janë në terren”, u shpreh Basha.