Në PolitikOn, Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin komentoi edhe darkën e famshme në Dubai duke thënë se nuk ishin për pushime ministrat, por për punë.
Spiropali: Do të ishte e gabuar nëse ata ministrat do të kishin vajtur për pushime, por kanë vajtur për punë dhe me një kompani që shpresojmë që të vijë në Shqipëri. As menuja, as dita, as vendi nuk ishin përcaktuar nga ata.
Ata kanë paguar nga buxheti vetëm biletën e tyre në klasin ekonomik, sepse asnjë ministër nuk udhëton me klas biznesi. Kjo është e vetmja gjë që kanë paguar nga buxheti.