Komisioneri i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka pritur sot në një takim Ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.
Celibashi sëbashku me Nënkomisioneren, Lealba Pelinku kanë njohur kryediplomaten e SHBA me proceset e përgatitjes së zgjedhjeve të 25 prillit, duke filluar nga identifikimi biometrik, numërimi elektronik si dhe te masat për parandalimin e shitblerjes së votës.
Në një postim në Twitter, Ilirjan Celibashi bën të ditur se gjatë takimit u diskutua rreth: “Identifikimit biometrik, votimit elektronik, lista e zgjedhësve, dokumetet e identifikimit, dekriminalizimi, masat për parandalimin e shitblerjes së votës & mashtrimit në zgjedhje, patën fokusin e diskutimit me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim @USAmbAlbania në takim e sotëm në KQZ.
Së bashku me Nënkomisioneren Pleniku prezantuam ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Krijimi i besimit të të gjithë aktorëve në integritetin e procesit zgjedhor, sfidë për KQZ”.